Zidane i përgjigjet presidentit të UEFA-s

Zinedine Zidane i është përgjigjur Aleksander Ceferit.

Ai thotë se Real Madridi ka të drejtën e gjithë botës që të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Përjashtimi nga Champion? Është absurde. Kemi të drejtë të luajmë dhe do të luajmë”, u përgjigj Zizu.

Këto deklarata të Zidane vijnë pasi Aleksander Ceferin, numri një i UEFA-s, tha se po shqyrtohet mundësia që Reali të përjashtohet nga Liga e Kampionëve, kjo për shkak të Florentino Perez dhe krijimit të Superligës Evropiane që ka trazuar botën e futbollit..


Shtuar 23.04.2021 18:42