Policia bën me dije se ditën e djeshme një 74-vjeçare ka kallëzuar se para një jave djali i saj me problem të shëndetit mendor i është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Më datë 19.12.2021, shtetasi S. E., 74 vjeç, ka kallëzuar se para një jave është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi R. E., 42 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com