Zhduket 27-vjeçari në Tiranë, e ema jep alarmin në Polici

Një 27-vjeçar me incialet D. L., 27 vjeç., është zhdukur pa gjurmë .

Lajmin mbi humbjen e tij e ka bërë të ditur e emë e cila e ka denoncuar zhdukjen e tij në polici.

Mësohet se nëna e 27-vjeçarit është paraqitur në komisariat dhe ka bërë një denoncim për zhdukjen e të birit. 57-vjeçarja ka rrëfyer para bluve se i biri nuk shkon prej dy ditësh në shtëpi dhe se nuk e ka aspak idenë se ç’mund t’i ketë ndodhur.

Hetimet kanë nisur dhe për momentin po shqyrtohen telefonatat dhe mesazhet që ka shkëmbyer së fundmi i riu.

Njoftimi i policisë: Me datë 25.12.2021, shtetasja Sh. L., 57 vjeçe, ka kallëzuar se me datë 24.12.2021 është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i saj, shtetasi D. L., 27 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /albeu.com/

 


Shtuar 26.12.2021 13:32