Zgjedhjet për delegatët e Kongresit të Ri të Partisë Socialiste, voton kryesocialisti Rama

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka marrë pjesë në votimet për delegatët e Kongresit të Ri të Partisë Socialiste.

Partia Socialiste po zhvillon procesin zgjedhor për 950 delegatët e rinj të Kongresit të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë.

Të lidhura

None found

95 mijë anëtarë aktivë të kësaj force politike janë thirrur që të marrin pjesë në këtë proces për rienergjizimin e partisë, proces i cili  sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi tha se është në funksion të fitores së mandatit të tyre të katërt në zgjedhjet e 2025-ës.


Shtuar 11.05.2024 10:30