Këtë të dielë, po zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku ka votuar edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Arifi kryeson listën “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.
Ekziston rreziku që shqiptarët të mos arrijnë të marrin asnjë deputet, kjo për shkak të ndarjes me dy lista.
Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi“, udhëhiqet nga Shaip Kamberi.
Liderët politikë nga Shqipëria dhe Kosova, kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të shqiptarëve në zgjedhjet e të dielës në Serbi.