Zgjedhjet në Serbi/ Brnabić: Opozita nuk ka për çfarë të ankohet, vëzhguesit e huaj gënjejnë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, ka deklaruar se në zgjedhjet e zhvilluara më 17 dhjetor, në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) ka pasur 109 kundërshtime dhe 3 ankesa më pak se në zgjedhjet e vitit 2022.

Brnabić shprehet se për zgjedhjet e Beogradit, ka pasur vetëm një ankesë në Komisionin Zgjedhor të Qytetit (GIK).

Të lidhura

None found

Gjithahstu, ajo thotë se opozita nuk ka asgjë për t’u ankuar dhe se ajo “po ashtu” ka kërkuar anulimin e të gjitha zgjedhjeve.

Sipas saj, opozita priste të shihte rezultatet e zgjedhjeve, për të thënë më pas se nuk i njeh ato.

“Nuk ka asnjë tregues se ajo që opozita thotë për parregullsitë zgjedhore është e vërtetë, është një përpjekje e hapur për destabilizimin”, nënvizoi kryeministrja serbe.

Brnabić tha gjithashtu, se vëzhguesit nga Evropa, Stefan Šenach dhe Andeas Šider, po gënjejnë dhe po destabilizojnë Serbinë me deklaratat e tyre për zgjedhjet, edhe pse nuk kanë komente në procesverbalet për vendvotimet.

“Ata ishin vëzhgues që drejtonin delegacionet e Parlamentit Evropian dhe misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës. Ajo që ata bënë më pas, të gjitha paraqitjet e tyre në media, është në kundërshtim me kodin etik të vëzhguesve ndërkombëtarë”, përfundoi ajo.


Shtuar 22.12.2023 12:41