Zgjedhjet në Himarë/ KQZ nxjerr shifrat: Ja sa është pjesëmarrja deri në orën 09:00

Pjesëmarrja e numrit të votuesve deri në orën 09:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë së Himarësb është 6.39%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bën me dije se deri më tani kanë raportuar 29 nga 36 qendra votimi në total.

Gjithashtu, theksohet se kanë votuar 1174 nga 16 286 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t’i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.


Shtuar 4.08.2024 10:01