Zgjedhjet në Himarë, 11 parti çojnë kërkesat për tu regjistruar në KQZ

Për zgjedhjet që do të zhvillohen në Himarë në 4 gusht për pozicionin e Kryebashkiakut, kanë paraqitur kërkesat për tu regjistruar si subjekte zgjedhore 11 forca politike. Mes tyre janë PS, PD, BDNJ, PL, FRD, PBK etj.

Kërkesat e paraqitura do të diskutohen dhe miratohen në mbledhjen e nesërme të KQZ-së. Në zgjedhjet e Himarës garojnë përballë njëri tjetrit Vangjel Tavo nga PS dhe Petro Gjikuria, i propozuar nga PBDNJ, por që mbështetet edhe nga PD, Partia e Lirisë dhe parti të tjera opozitare

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Martë, datë 23.07.2024, ora 11:00 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtas:

1. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

2. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politke “Partia Republikane Shqiptare” për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

3. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokristiane e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

4. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Fryma e Re Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

5. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

6. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia e Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

7. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Balli Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”.

8. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

9. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

10. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Balli Kombëtar Demokrat”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

11. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë’ Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.


Shtuar 22.07.2024 19:59