Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ miraton tabelën e rezultateve për Kukësin

Aktualisht Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po merret me shqyrtimin dhe miratimin e disa tabelave të rezultatit të zgjedhjeve lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij pasi ka dëgjuar shqyrtimin në lidhje me ndonjë ankimim të bërë nga subjektet dhe përfaqësuesit politik në qarkun e Kukësit në fund ka bërë miratimin e tabelës së rezultateve.

Ndër të tjera ai bën me dije se në këtë qark nga 3 deputetë përfaqësues 2 janë nga PD dhe një nga PS-ja.

“Miratohet tabela e rezultateve për qarkun Kukës sipas lidhjes, miratimi për subjektet politike dhe për kandidatet për deputet në këtë qark. Po bëj me dije vetëm rezultatet për subjektin, në qarkun e Kukësit votuan 40894 zgjedhës, vota të pavlefshme dolën 2188. Në qark janë përfaqësues 3 deputetë, nga PD në Kukës e morën mandatin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj, nga PS Genta Duraku”, ka thënë Celibashi.

 

 

Shtuar 1.05.2021 12:15