Zgjedhjet e 25 prillit, ambasadori i OSBE: Po presim raportin përfundimtar

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Vicenzo Del Monaco, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Ai tha se janë në pritje të raportit përfundimtar të ODHIR dhe se janë gati në ndihmojnë në zbatimin e rekomandimeve që do të jenë të shkruara.

Del Monaco theksooi se OSBE/ OHDIR ka pasur bashkëpunim të mirë me KQZ dhe partitë pjesëmarrëse në zgjedhje. Ai shtoi se, raporti pritet të dalë 3 muaj pas zgjedhjeve.

“Ne si prezenca e OSBE-së në Shqipëri kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë përpara zgjedhjeve edhe me partitë politike edhe me KQZ dhe mendoj që kjo është diçka inkurajuese. Me të dalë raporti përfundimtar i ODHIR-it prezenca e OSBE në Shqipëri është e gatshme për te ndihmuar për zbatimin e rekomandimeve më potenciale që ai raport do të ketë. Dhe këtë po ja u them publikisht që tani që para se të dali raporti dhe është një fakt që ne e dimë edhe KQZ ne do qëndrojmë gati nëse do na kërkohet të ndihmojmë në zbatimin e rekomandimeve. Këto janë çështje me rëndësi për të pasur një diskutim të vërtetë nga parlamenti i ri që do përfaqësohet nga forcat politike të reja sipas formatit të ri në shtator”, tha Del Monaco./albeu.com


Shtuar 23.06.2021 12:12