Zgjedhjet e 11 Majit, tërhiqen nga gara 7 kandidatët për deputetë

Ende pa nisur mirë gara për zgjedhjet e 11 Majit, 7 kandidatë për deputetë kanë paraqitur kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u tërhequr nga kjo betejë.

Në deklaratat e depozituara në KQZ rezulton se dy kandidatë i përkasin koalicionit Nisma Shqiperia Bëhet e Adriatik Lapajt në Korçë dhe në Kukës, Averdi Syla dhe Joan Sotir. Shkaqet e largimit nga kjo betejë zyrtarisht janë ato shëndetësore.

Të lidhura

None found

Po për të njëjtën arsye janë larguar edhe dy kandidatet e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, Hyda Kuci dhe Daniela Alite në Berat dhe në Durrës, si dhe kandidatja e Partisë së Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit në Korçë, Xhilda Boçari.

Ndërsa Fadil Beka kandidat i Partisë Mundësia të Argon Shehajt ka dhënë si arsye pamundësinë e kandidimit, për shkak të profesionit të tij si mësues. Kandidati tjetër i përket partisë Alenca Demokratike e Re, Edi Piring në Korçë, i cili sipas deklaratës largohet për arsye familjare.

Ndërkohë disa ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë 16 kandidatë për deputete, përfaqësues të partive vogla. 4 prej tyre janë të koalicionit “Nisma – Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt” dhe 4 të Socialdemokrates së Tom Doshit.


Shtuar më 27.03.2025 20:47

Tags: ,
dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişaverages