Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ mbyll shqyrtimin e kërkesave, rreth 246 mijë emigrantë fituan të drejtën e votës, ja shifrat sipas qarqeve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), mbylli mesnatën e 4 marsit aplikimet për emigrantët e diasporës në sistemin PER.

Ndërkohë ditën e sotme, është finalizuar plotësisht procesi i shqyrtimit të kërkesave të ardhura nga diaspora, duke çuar në total numrin e zgjedhësve që do të votojnë nga jashtë në 245,975.

Nga 294,155 kërkesa që kanë mbërritur online në KQZ, 48,180 prej tyre janë refuzuar për gabime në aplikim apo parregullsi në dokumentacione.

Shifrat e kërkesave të diasporës për të votuar

Zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim 294,155

Zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa 245,975

Zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa 48,180

Numri më i madh i aplikimeve është bërë nga shqiptarët e Italisë 148,178 zgjedhëz ose  40.6%, duke u ndjekur më pas nga Greqia me 103,421 aplikime ose 28.3%.

Vota e zgjedhësve do të numërohet në qarkun që ata janë rezidentë në Shqipëri. Në dominancë është Tirana me 74,566 regjistrime ose 20.4%, më pas është Fieri me 49,293 aplikime ose 13.5%, duke u ndjekur nga Durrësi, Korça, Vlora etj.

Keshtu, numrin më të lartë të kërkesave të miratuara e ka qarku i Tiranës me 52 425 shtetas shqiptarë të regjistruar në PER, i ndjekur nga qarku Fier me 32 559, më pas qarku Elbasanit me 25 196, qarku i Durrësit me 25 034 dhe qarku Korçë me 20 638 kërkesa të miratuara.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 212 982 kërkesa, ndërsa femrat janë 152 184.

Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve.

Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.

Tiranë

74,566/20.4%

Fier

49,293/13.5%

Elbasan

39,690/10.9%

Durrës

38,562/10.6%

Korçë

30,001/8.2%

Vlorë

28,242/7.7%

Shkodër

26,068/7.1%

Berat

23,495/6.4%

Lezhë

22,267/6.1%

Dibër

15,792/4.3%

Gjirokastër

11,569/3.2%

Kukës

5,621/1.5%

 


Shtuar 7.03.2025 10:37