Gjatë ditës së sotme, në kuadër të takimeve me diasporën, për zgjedhjet e 11 majit, lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha, po zhvillon një takim në Milano, Itali.
Opozita shqiptare po intensifikon angazhimin e saj me diasporën, duke e cilësuar atë si një faktor kyç në ndryshimin politik.
Në videot e dërguara në redaksinë e SyriTv, qindra shqiptarë i janë bashkuar takimit të sotëm, duke treguar mbështetjen për këtë forcë politike dhe dëbimin e menjëhershëm të narko-qeverisë Rama.
‘Rama ik’- është slogani i përdour nga qytetarët e pranishëm në sallë, të cilët ndër vite janë detyruar të jetojnë larg shtëpisë së tyre, Shqipërisë.