ZGJEDHJE 2021/ PS dhe PD “kokë më kokë” për mandatin në Dibër

Gara mes PS dhe PD në Dibër vazhdon të jetë tejet e ngsuhtë, me qarkun që gjatë gjithë ditës u kryesua nga Partia Socialiste dhe vetëm pak orë më parë opozita “parakaloi”.

Partia Demokratike mban mandatin e tretë në këtë qark falë epërsisë fare të lehtë prej vetëm 25 vota me Partinë Socialiste.

Forcë e tretë në këtë qark është LSI-ja që ka grumbulluar 3810 vota, të pamjaftueshme për të siguruar një mandat.

Sjellim në vëmendje që nëse PD dhe LSI do të garonin një koalicion me formulën e vjetër nuk do ta diskutonin mandatin e tretë në këtë qark.


Shtuar 26.04.2021 22:01