ZGJEDHJE 2021/ Ende shumë kuti për t’u numëruar, shënohet “rekord” i votave të pavlefshme

Një fenomen i rëndësishëm po vihet re në këto zgjedhje i cili që në momentet e para të numërimit po vihej re.

Teksa kemi ende edhe shume kuti për të numëruar, votat e pavlefshme janë në një numër rekord.

Nga shifrat e fundit të publikuara nga KQZ, momentalisht janë 55,337 vota të pavlefshme.

Mendohet se ky numër kaq i madh është për shkak të ndryshimit që ka pasur fleta e votimit, ku qytetarët do duhet të votonin edhe kandidatin. /albeu.com/

Shtuar 26.04.2021 20:34