Zelensky: Rusia nuk ka bërë “asnjë ofertë” për bisedime paqeje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi tha se nuk kishte asnjë dyshim se raketat që goditën Poloninë nuk ishin ukrainase, është ndalur dhe te bisedimet e paqes me Rusinë.

Ai tha se Rusia nuk i ka bërë asnjë ofertë Kievit për bisedime paqeje.

“Ata nuk komunikojnë me ne”, shtoi Zelensky.

Kujtojmë se komentet e Zelenskyt në lidhje me sulmin në Poloni, erdhi pasi Polonia dhe NATO thanë se vendi ishte “ndoshta” i goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, por nuk ka “asnjë tregues” se ishte një sulm i qëllimshëm./albeu.com