Zelensky pritet të marrë pjesë në samitin e NATO-s

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’i adresohet gjatë kësaj jave samitit të liderëve të NATO-s që do të mbahet në Bruksel, raportoi Interfax Ukraine.

Kjo agjenci e lajmeve ka cituar zëdhënësin e Zelenskyt, Serhiy Nykyforov, të ketë thënë se Ukraina do të “marrë pjesë në mënyrë aktive” në samit, i cili do të mbahet më 24 mars.

“Së paku, ky do të jetë një adresim i presidentit, dhe në më së shumti mund të jetë pjesëmarrje e plotë, natyrisht përmes video-formatit”, tha Nykyforov.

“Formati i pjesëmarrjes do të bëhet i ditur në ditët në vijim”, shtoi ai.

Nykyforov tha se Zelensky do të flas për nevojën e ndaljes së krimeve të luftës së Rusisë kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës joushtarake.

“Kjo mund të bëhet në disa mënyra – duke mbyllur qiellin, duke i ofruar Ukrainës mbrojtje të fuqishme ajrore dhe aviacion… Ata nuk do të flasin për formate të reja të sigurisë për Ukrainën”, shtoi ai.

Gjatë ditëve të fundit, Zelensky i është adresuar përmes video-lidhjes parlamenteve dhe institucioneve ligjvënëse të shumë shteteve përfshirë të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Gjermanisë, Izraelit dhe Italisë. Ai po ashtu pritet të mbajë fjalim para Asamblesë Kombëtare të Francës./albeu.com


Shtuar 22.03.2022 22:55