Zelensky mesazh urimi për Ramën: Suksese në ambicien për integrimin evropian të Shqipërisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetin “X” për mandatin e katërt qeverisës.

“Urime Edi Rama për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë. Mezi pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për gjithë Evropën,” shkruan Zelensky.

Të lidhura

None found

Kreu i shtetit ukrainas i ka uruar Ramës sukses në përmbushjen e planeve të tij për Shqipërinë, veçanërisht në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian:

“I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në realizimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë në rrugën e saj drejt BE-së. Së bashku, do të avancojmë vlerat tona të përbashkëta dhe të ardhmen e sigurt e të begatë të kombeve tona në një Evropë të bashkuar e të fortë.”


Shtuar 18.09.2025 18:01