Zelensky e kritikoi për masat në kryeqytet, kryebashkiaku i Kievit: Nuk përfshihem në mosmarrëveshje politike

Kryetari i bashkisë së Kievit, ish-kampioni i boksit Vitali Klitschko ka reaguar ndaj kritikave të presidentit ukrainas Volodymir Zelenksy, lidhur me masat e marra për të ndihmuar banorët që po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në mosmarrëveshje politike.

“Nuk dua të përfshihem në mosmarrëveshje politike, veçanërisht në situatën aktuale. Kam gjëra për të bërë”, tha Klitschko.

Dhjetëra mijëra banorë të kryeqytetit ukrainas janë ende pa energji elektrike pas sulmeve ruse, sipas autoriteteve lokale.

 

 

Rreth 130,000 njerëz në Kiev, i cili ka një popullsi prej rreth 3 milionë banorësh, ende po përballen me  probleme, tha administrata ushtarake e Kievit, duke shtuar se riparimet e rrjetit pritet të përfundojnë brenda 24 orëve të ardhshme.


Shtuar 27.11.2022 22:21