Zelensky: Bombardimi rus i fabrikës kimike, çmenduri

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Moskën për “çmenduri” pasi trupat ruse goditën një fabrikë kimike në përpjekjen e tyre për të përfunduar kapjen e një qyteti kyç lindor.

Forcat ruse goditën rezervuarin e acidit nitrik në Severodonetsk, duke bërë që guvernatori lokal të paralajmërojë njerëzit të qëndrojnë brenda.

Në fjalimin e tij gjatë natës, Zelensky tha: “Duke pasur parasysh praninë e prodhimit kimik në shkallë të gjerë në Severodonetsk, sulmet e ushtrisë ruse atje, duke përfshirë bombardimet e verbër ajrore, janë thjesht çmenduri”.

Beteja për Severodonetsk është bërë më intensive ditët e fundit, me viktima të rënda si nga pala ukrainase ashtu edhe nga ajo ruse./albeu.com