Zëdhënësi i talebanëve: Afganët nuk do të lejohen të shkojnë në aeroportin e Kabulit

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid thotë se nuk do t’i lejojnë më shtetasit afganë të shkojnë në aeroportin e Kabulit për shkak të situatës kaotike atje.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se turmat në aeroport duhet të shkonin në shtëpi dhe siguria e tyre do të ishte e garantuar.

Por Mujahid tha se SHBA kishte vazhduar t’i ftonte njerëzit në aeroport për të hipur në aeroplanë.

Ai shtoi se mediat afgane tani po punonin përsëri, gjithashtu edhe spitalet, shkollat, universiteti dhe qeveria lokale./albeu.com

 

 


Shtuar 24.08.2021 15:27