Ka marrë fund dilema e “këpucës së grisur” në Samitin historik të mbajtur ditën e djeshme në Tiranë, për herë të parë në vendin tonë dhe për hërë të parë jashtë një vendi anëtar i BE-së.
Përpos bisedave dhe marrëveshjeve, fotografëve nuk i shpëtuan disa detaje interesante.
Fotografi Armand Babani i bëri ditën e djeshme të gjithë kurioz kur publikoi një foto me një këpucë të grisur, e cila i përkiste një lideri europian i pranishëm në samit.
Babani së fundmi ka treguar për Report tv se këpuca i përket kryeministrit holandez Mark Rutte.
“Është Mark Rutte. Është dhe shaka në Europë, që holandezët janë edhe pak kurnac,” tha Babani./albeu.com