Zbulohet lëvizja e papritur e Mitsotakis në Shqipëri

Më 6 dhjetor në Shqipëri do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.

Në këtë datë pritet që krerët e vendeve të Bashkimit Europian të mbërrijnë në Tiranë. Ndërkohë mes tyre do të jetë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Të lidhura

None found

Por media greke, shkojnë edhe më tej për sa i përket vizitës së Mitsotakis në Shqipëri.

Sipas tyre pas vizitave zyrtare në Tiranë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, javën e parë të dhjetorit do të zhvillojë një vizitë edhe në Himarë.

Ende nuk ka detaje lidhur me vizitën e planifikuar të Kyriakos Mitsotakis në Himarë.


Shtuar 28.11.2022 15:59