Zbulohet gabimi i ekzekutorëve të Everest Çakës, Lala: Dëshmitari pa autorin (VIDEO)

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar gabimin e parë që kanë bërë autorët e vrasjes së Everest Çakës, dje në Elbasan.

E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se një person ka parë gjithë skenën e vrasjes dhe ka përshkruar identikitin e autorit tek Policia e Shtetit.

Sipas dëshmitarit okular, vrasjen e ka bërë një person pak i shëndoshë dhe me gjatësi mesatare, por nuk i ka dhënë asnjë fjalë viktimës.

“E shoqja punonte në një institiucion shtetëror. Autori është njohës i zonës pasi nuk është kapur nga një kamera në momentet e para të ndalimi por vetëm në Bradashesh. Një person thotë në momentin që u godit, ka qëlluar një person i mbushur, jo shumë i gjatë dhe i shkathët. Ka qëlluar dhe më pas është larguar pa shkëmbyer asnjë fjalë. Ka dhënë identikitin e tij,”-tha Lala.


Shtuar 12.05.2021 22:44