Sot janë mbajtur zgjedhjet brenda PD për të përcaktuar fituesin dhe kryetarin e partisë për 4 vitet e ardhshme.
Kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike ka deklaruar se personi që ka fituar zgjedhje brenda Partisë Demokratike, do të mësohet nesër paraqdite. Përpara gazetarëve, Gjana tha se nuk jepte dot një orë fikse, por që nesër paradite do të bëhet me dije emri.
“Do të presin në mesnatë dorëzimin e kutive. Ata që janë më larg, si Saranda apo zona të tjera, do të presim t’i sjellin deri në orët e para të mëngjesit, sepse do pushojnë pak e më pas do nisen. Pastaj do nisë numërimi. Nesër paradite shpallet fituesi. Në mëngjes apo jo, orë nuk ju jap dot, por nesër do të mësohet emri i fituesit,”- tha Gjana.
Jemin Gjana: Numri i votuesve 33 mijë e 47 anëtarë ose 44%. Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë votuar. Në raport me 21 mijë anëtarë që ka Tirana, është 46%. Nuk kemi problem të tjera në vazhdim, në 3-4 orët e fundit s’ka pasur lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më. Dua t’ju bëj me dije dy verifikime që bëmë.
Në Kombinat u paraqit, një me FB na del një emër i njohur nga mediat investigative që ka shkuar të votojë me pajisje, është larguar. Shpresoj mos shkojë në vend tjetër. Nuk është e vërtetë që ka pasur votime të shumëfishta në Vlorë, ka pasur vetëm në Sarandë. Kanë votuar mbi 19 mijë anëtarë. Në përgjithësi janë lejuar të votojnë.
Pjesëmarrja deri më tani është 44 %. Është e vërtetë që ka persona që nuk e kanë emrin të listë për shkaqe teknike. Nëse nuk rezulton emri në listë, kushdo voton me kartën e anëtarësisë. Ju kërkojmë ndjesë të gjithë atyre por janë lëvizje të paqëllimshme. Po të ishte e qëllimshme do t’i pengonim. /albeu.com/