Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka paralajmëruar për pasoja anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik.
Kjo ka ardhur pas situatës së tensionuar atje, që në momentin që Serbia po ndihmon republikën Srpska për të krijuar institucione paralele brenda saj.
Në një bisedë telefonike me të, Chollet mësohet se të ketë thënë se hapat e koalicionit qeverisës të Republikës Srpskas për t’i minuar institucionet e Bosnjës e Hercegovinës janë të papranueshme.
“Sot në një telefonatë me Milorad Dodik theksova se hapat e koalicionit qeverisës të RS për t’i minuar institucionet e BeH janë të papranueshme. Korrupsioni dhe veprimet kundër Dejtonit do të kenë pasoja. Duhet të ketë një kthim në dialog brenda institucioneve të BeH”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Asambleja Popullore e Republika Sërpskas (RS) së fundmi ka miratuar një sërë hapash që fuqizojnë një nismë për t’i transferuar disa kompetenca nga institucionet shtetërore, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi./albeu.com/