Kryeministri Rishi Sunak ka folur pasditen e sotme me homologun e tij shqiptar, ka folur pasditen e sotme me homologun shqiptar Edi Rama.
Rishi Sunak është zotuar se do të “mbyllë zbrazëtirat (vakancat)” në sistemin e azilit pas bisedimeve me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Dy liderët folën edhe për rritjen e numrit të emigrantëve shqiptarë që vijnë në Britaninë e Madhe.
“Të dy liderët ranë dakord se duhej bërë më shumë për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe për të trajtuar së bashku krimin e organizuar,” tha zëdhënësi pas një telefonate midis Sunak dhe Ramës.
“Ata diskutuan planet për të rritur bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta, duke përfshirë mbylljen e zbrazëtirave që po parandalojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve të dështuar.”