Meta u përplas fizikisht me policët, Rama: Ka çrregullime të rënda!

Për herë të parë sot kryeministri Rama ka reaguar për përplasjen e Metës me forcat e policisë në zyrat e FRD-së.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur presidentin Ilir Meta një njeri me çrregullime që ka nevojë për solidaritet.

Rama tha se përplasjet e djeshme tek zyrat e Frymës së Re Demokratike ishin një shfaqje “klinikisht e rëndë”.

“Më lejoni që të mos bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtet e një shfaqjeje që është klinikisht e rëndë dhe që natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdoqoftë e jo më me dikë që është president i republikës dhe është me çrregullime të dukshme.”-tha Rama. /albeu.com/