Zbardhet sherri! E thirri i vëllai për ndihmë pasi u zu me rojen, si u vu në pranga polici “gangster” në Tiranë

Janë zbardhur detaje të reja nga përplasja me armë  në Tiranë në një qendër tregtare.

Për këtë ngjarje u  arrestua polici Drilon Toska dhe u shpall në kërkim  vëllai i tij pasi pas një sherri me rojen e kësaj qendre tregtare, i arrestuari nxorri armën e shërbimit dhe qëlloi në tokë.

Konflikti fillimisht ka nisur nga vëllai i efektivit Drilon Toska, Arbër Toska, për shkak të një vendi parkimi. Pas konfliktit, Arbri ka kërkuar ndihmën e të vëllait, i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe ka ndodhur konfrontimi.

Mes dy vëllezërve dhe rojeve të sigurisë private të qendrës tregtare ka pasur përplasje fizike, ofendime ku më pas efektivi Drilon Toska ka nxjerr armën dhe ka qëlluar një herë.

Mësohet se gjatë konfliktit, Toska nuk ishte në shërbim dhe ishte pa uniformë. /albeu.com/

 


Shtuar 23.08.2021 13:16