Këtë të hënë, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, kryeministri i vendit Edi Rama, ka kritikuar ashpër ish-ministren dhe njëherësh deputeten e PS, Elisa Spiropali, për akuzat që kjo e fundit ka ngritur në publik kundër Partisë Socialiste.
Mësohet se Rama i ka vënë ultimatum Elisa Spiropalit, duke e paralajmëruar se duhet të zgjedhë ose të jetë me PS-në ose kundër saj.
Të lidhura
None found
Burime të Panorama, bënë me dije se Kryeministri i ka kërkuar Spiropalit që të ndalë postimet në rrjetet sociale kundër PS-së, në të kundërt do e gjeje vetën e përjashtuar nga Grupi Parlamentar.
“O me ne, o përballë nesh, merr frymë thellë dhe kupto atë që ke bërë”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes pa media.Më tej, mësohet se Spiropali ka kërkuar të drejtën e fjalës, por kjo i është mohuar nga Rama.
“Ke postuar 2 herë në rrjete sociale, herën e 3-të do të përjashtohesh”, mësohet të jetë shprehur Rama, i cili më tek ka thënë se: “Unë po bëj replikë për çfarë ke shkruar ti. Je akoma këtu sepse nuk dua që PS të humbasë investimin që ka bërë”.
