Ish-presidenti Ilir Meta flet pas kafazit të xhamit (VIDEO)

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa prej mbi 1 viti qëndron në burg, është shfaqur sot për herë të parë në publik, teksa ka nisur procesi në themel në GJKKO.

Siç shihet nga pamjet, Meta shfaqet dukshëm më ndryshe se para arrestimit, me flokët e qethur ‘zero’, e deri te kilogramët e humbura.

Të lidhura

None found

Në një moment, Meta ka përshëndetur të pranishmit dhe gazetarët me simbolin e shqiponjës, që atë e karakterizon si veprim.

Ndërkohë, ai nuk i ka kursyer akuzat që në nisje të procesit gjyqësor, se ndaj tij janë ngritur akuza të pabaza.

 


Shtuar 27.04.2026 11:39

Tags: ,