Zbardhet akt-ekspertiza e vdekjes së tre familjarëve nga Kosova

Është zbardhur akt-ekspertiza e tre turistëve nga Kosova të cilë2t gjetën vdekjen dy ditë më parë në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se nga këqyrja e trupit të viktimave nga ekspertët mjeko-ligjore shkak i vdekjes është helmimi.

Nga policia e Durrësit, bëhet me dije se mjekët ligjorë që kanë kryer ekspertizën kanë dalë në përfundim se vdekja është nga helmi i shkaktuar nga kërpudhat.

Ndërkohë  po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpi. Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.

Kujtojmë se e para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit më pas Afrimi, dhe e fundit Ferzinaze Haliti.

Lidhur me këtë ngjarje policia njoftoi ditën e djeshme se janë proceduar penalisht tre mjekët e Qendrës Shëndetësore të Manzës që mjekuan anëtarët e familjes Haliti.

Shtuar 10.05.2021 12:19