“Tremb” Goretzka, në dyshim pjesëmarrja në Kampionatin Evropian

Ylli i Bayern Munich dhe i kombëtares Gjermane, Leon Goretzka ka bërë një hap pas në rikuperimin e tij nga dëmtimi duke shtuar frikën e mungesës në Kampionatin Evropian.

25 vjeçari u dëmtua në kofshë gjatë një ndeshjeje në kampionat dhe u pretendua se do të mungonte rreth tre javë.

Ditën e sotme është shtuar frika se mesfushori nuk do të arrijë të rikuperohet në kohë duke bërë që ai të humbiste ndeshjen e parë që do të zhvillohet në 15 qershor ndaj Francës.

Fat për “panzerat” pasi me formatin e ri, kombëtaret kanë të drejtë të thërrasin  26 lojtarë në EURO 2020 dhe kjo ndoshta do t’i japë mundësinë Goretzkas  të jetë pjesë e skuadrës. /albeu.com/


Shtuar 10.05.2021 12:23