Zbardhen diskutimet në mbledhjen e dyer të mbyllura, Bardhi – deputetëve: Nuk mund të lejojmë mazhorancën të na poshtërojë

Janë zbardhur diskutimet e bëra gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të opozitës një ditë më parë.

Mësohet se është diskutuar për askionin opozitar dhe se  Gazment Bardhi ka falënderuar opozitarët për aksionin të hënën në Kuvend, ku pati edhe përplasje fizike.

Gjithashtu Bardhi theksoi se opozitës nuk i është lënë asnjë rrugë tjetër. Ai theksoi se nuk do të lejojnë që të poshtërohen.

“Faleminderit të gjithëve për aksionin që zhvilluam të hënën në Kuvendin e Shqipërisë. Më besoni që është jetike për opozitarizmin në vend ky reagim, pasi mazhoranca nuk na ka lënë asnjë rruge tjetër dhe kërkon të na poshtërojë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Ne do të vazhdojmë të jemi shumë të vendosur në kërkesat tona.

Jetë parlamentare normale nuk do të këtë, pasi na është mohuar çdo e drejtë për Komisionet Hetimore Parlamentare ai dhe për ndryshimin e anëtarëve ne komisionin e posaçëm te reformën zgjedhore. Përveç se nuk do të këtë jetë parlamentare, ne do të bllokojmë normalitetin e komisioneve parlamentare. Të kemi te qarte që kjo është një rrugë pa kthim. S’mund te lejojmë që mazhoranca të na nëpërkëmbë dhe të na poshtërojë. Kjo do të marre fund.”, tha Bardhi.