Tentoi të presë damarët në bord, avioni i linjës Lyon-Stamboll bën ulje të detyruar në Rinas! I riu afgan në spitalin e Traumës

Avioni i linjës Lyon-Stamboll bëri ulje të detyruar mesditën e sotme (22 maj 2024) në aeroportin e Rinasit. Sipas burimeve bëhet me dije se shkak u bë një shtetas nga Afganistani i cili tentoi të priste damarët në avion.

I riu u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e duhur dhe pasditen e sotme u mësua se gjëndja e tij shëndetësore është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi i identifikuar si Muhamed Nasar, ishte me leje qëndrimin në Francë.


Shtuar 22.05.2024 17:51