Zbardhen dëshmitë, Alda Klos idhe Rozeta Dobi përballen në Prokurori, ish-zyrtarja doli duke qeshur

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi dhe pastruesja e saj Rozeta Dobi, janë përballur me njëra-tjetrën ditën e sotme në Prokurori.

Pasi kanë dhënë dëshinë, ato janë dërguar sërish në ambientet e burgut ku po mbahen.

Sipas BalkanWeb, Klosi ka dalë nga Prokuroria duke qeshur, por si ajo ashtu edhe Dobi i kanë qëndruar dëshmive që kanë dhënë më herët.

Ish-zyrtarja ka mbajtur të njëjtin version që ka thënë më parë, se në shtëpinë e saj janë vjedhur 120 mijë euro 30 mijë dollarë dhe disa bizhuteri, ndërsa dyshimet i kishte të pastruesja Rozeta Dobi.

Ajo iu tha hetuesve se paratë janë të xhaxhait të saj, edhe pse ka kontradikta me rrëfimin e të vëllait.

Ajo ka këmbngulur se shuma prej 404 mijë eurosh dhe 8500 dollarë që u zbuluan në tubin e aspirimit në shtëpinë e pastrueses nuk i përket asaj, pasi nuk ka pasur asnjëherë një sasi të tillë parash.

Nga ana tjetër, pastruesja thotë se paratë janë të ish-zyrtares së lartë dhe se ja la t’i ruante e në bashkëpunim me të inskenuan vjedhjen, me qëllim që Alda Klosi të akuzonte ish-burrin e saj me të cilin kishte përplasje.

Prokuroria ka thelluar hetimet, pasi dëshmitë janë të kundërta, ndërkohë që mbetet për t’u sqaruar kujt i përkasin paratë dhe cili ishte roli i pastrueses rozeta Dobi të djalit të saj, Havierit.

Si Rozeta Dobi, ashtu edhe djali i saj mbahen në paraburgim nën dyshimet për akuzën e vjedhjes.

Ndërkohë Alda Klosi pritet të përballet të hënën me gjykatën e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm, ku synon një masë më te lehtë sigurie. /albeu.com

 

 


Shtuar 1.03.2023 15:23