Zbardhen debatet në PD, drejtuesit politik e kanë me Bardhin: S’pasqyron realitetin

Mësohet se në mbledhje ka patur debat mes drejtuesve politikë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për mënyrën e hartimit të dokumentit te analizës se humbjes se zgjedhjeve.

Sipas drejtuesve politike, dokumenti i paraqitur nuk pasqyron realitetin.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka deklaruar se metodologjia e analizes nuk eshte bërë nga ai, por eshte bere sipas nje plani nga konsulentet.

Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojme ne kete menyre si eshte hartuar

Edmond Spaho: Aty ne raport z.Bardhi thua qe Korca nuk ka dale brenda pritshmerive? Si e shpjegon? Une kam bere tjeter analize. Kam marre rezultatin me te mire. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizes nuk eshte bere nga une, por eshte bere sipas nje plani te bere nga konsulentet. Mbi bazen e asaj metodologjie eshte bere analiza.


Shtuar 15.07.2021 18:46