SPAK kërkoi sot arrestimin e Arbeen Ahmetajt, i cili aktualisht mban postin e deputetit të Partisë Socialiste.
Ditën e nesërme kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka thirrur Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Sakaq në dosjen hetimore të SPAK zbardhen episodet korruptive në të cilat dyshohet se është i përfshirë ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj.
Ai akuzohet për fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.
Po sipas dosjes, deputeti socialist dyshohet se ka kryer korrupsion në 6 raste.
Shuma që dyshohet se ka përfituar Ahmetaj nga biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët kanë operaruar për inceneratorët është 500 mijë euro.
Sipas dosjes së SPAK, këtë shifër të konsiderueshme e ka përfituar përgjatë 4 viteve (2017-2020).
6 episodet korruptive
Episodi i parë ka të bëjë me një shumë prej 170.480 euro, në vitet 2016-2017, duke u paraqitur si pagesa të bëra nga Arben Ahmetaj dhe Albina Maçka për dy apartamente me sipërfaqe 124 dhe 148 metër katrorë në Selitë. Kjo shumë parash sipas SPAK është paguar në mënyrë të tërthorë nga Zoto e Mërtiri.
Episodi i dytë ka të bëjë me pasurinë vilë me sipërfaqe 98 m2 në Hamallaj dhe 521 m2 sipërfaqe truall. Është pikërisht vila në të cilën është përfitues Ahmetaj dhe është në pronësinë e bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Edhe këtë e ka përfituar në mënyrë të tërthortë nga biznesmenët në vitin 2017.
Episodi i tretë ka të bëjë me një shumë prej 130 mijë euro, e cila në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit u paraqit si pagesë e bërë për llogari t ëish bashkëshortes së ish zv.kryeministrit, Albina Mançka dhe vetë Arben Ahmetaj përkundrejt një shitje ndaj Besmir Priftit për një apartamentit me sipërfaqe 178 m2 në zonën e Selitës. Edhe kjo shifër dyshohet se është paguar në mënyrë të tërthortë nga Zoto e Mërtiri.
Episodi i katërt ka të bëjë me shumën prej 140 mijë euro, e cila në vitin 2018 u paraqit sërish si pagesë nga Albina Mancka dhe Arben Ahmetaj përkundrejt një shtiej ndaj Sonila Goxhaj për një apartament tjetër në zonën e Selitës me sipërfaqe 178 m2 dhe një garazhi me sip 21 m2.
Episodi i pestë ka të bëjë me shumën prej gati 34. 422 euro, e financuar nga biznesmenët e inceneratorët që është përfituar gjatë viteve 2013-2017. Kjo shumë është përfituar në formën e shpenzimeve për pagesa hotelesh dhe udhëtimesh. Pagesat janë kryer drejtpërdrejt nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për Arben Ahmetajn apo të afërm të tij.
Episodi i gjashtë lidhet me shumën prej 2 milionë lekë, e përfituar në vitet 2019 dhe 2020 në format e pagesave të bëra nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, përmes shoqërisë të inceneratorit “Integrated Technology Services” në funksion të një investimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr.7/434+1+1 sip 167 m2 rruga Reshit Çollaku, ap.1 në pronësi të Arben Ahmetajt.
Këto përfshihen në dosjen e SPAK që është dorëzuar në Kuvend për t’i hequr imunitetin Ahmetaj dhe t’i hapet rrugë kontrollit të pasurive dhe arrestimit të tij. Ahmetaj është i dyshuar për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë. Në fund të vitit të kaluar SPAK dërgoi në gjyq dosjet e për incineratorin e Fierit dhe Elbasanit me grupet e të akuzuarve të parë, duke veçuar e mbajtur në hetim fashikullin për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
Në 9 mars të këtij viti, GJKKO miratoi kontrollin e banesave të gruas dhe ish-bashkëjetueses së Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit. Këto pasuri u sekuestruan ndërsa ankimi i avokatëve në emër të dy zotërueseve të pasurisë, u rrëzua nga gjykatat që lanë në fuqi bllokimin e aseteve. Më 22 qershor, Ahmetaj u mor për 6 orë në pyetje në SPAK, ku mohoi akuzat. Ai është zyrtari më i lartë që përballet me kërkesën për arrestim në tri dekadat e fundit në Shqipëri./Albeu.com