Zaev dorëzon të mërkurën “stafetën”

Të mërkurën pritet që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të parashtrojë dorëheqjen nga posti i kryeministrit në Kuvend.

Akti do të vijojë në të njëjtën ditë me daljen publike të fundvitit të presidentit Stevo Pendarovski.

“Këto ditë përfundojmë me konsultimet me partnerët e koalicionit. Ajo çfarë mund të them është se rrumbullakohen proces të rëndësishme dhe zgjidhje programore dhe kuadrovike, kështu që do të sjell vendim në fillim të javës së ardhshme dhe pasi ta sjell vendimin menjëherë do ta kumtojë edhe kur saktë do të formalizohet para Kuvendit”, tha Zaev./albeu.com/


Shtuar 18.12.2021 09:22