Yuri Kim refuzon ta takojë, Berisha: Deklarata e ambasadores si ta kishte bërë Rama, të kërkojë ndjesë

Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur në lidhje me deklaratat e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim e cila është shprehur se nuk do ta takojë në cilësinë e kryetarit, pasi është shpallur non grata.

“Tani, ka disa pasaktësi jo të vogla. Së pari, zotimi i ambasadores nuk takohen me persona të dezijuar, është një deklaratë sikur ta kishte bërë Rama, sepse është gënjeshtër. Zyrtarë të lartë të DASH takohen me të shpallur non grata, madje dhe me kukulla të Putinit, me Dodik. Kjo është një gjë e pavërtetë. PD mbetet e vendosur për të zhvilluar marrëdhënie shumë të mira, miqësore dhe të gjithanshme me SHBA. SHBA janë aksioneri kryesor I botës së lirë, dhe ne në opozitë dhe pushte do të bëjmë çdo kontribut që ky interes ë përmbushte në interesin më të mirë të vendit dhe paqes ne botë. Ka një zotim solemn, non grata do të jetë vendim I PD-së për George Soros. Ambasadorja që flet si guvernatore, shkon në një super harmoni me element të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama, Balla etj.

Berisha përmendi dhe njëherë thirrjen e shumë kohëve më parë, ku u kërkoi deputetëve të mos hani barë duke ndjekur Berishën.

“Yuri Kim duhet të kërkojë ndjesë, jashtë gabimi nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt”, tha ish-kryeministri./albeu.com


Shtuar 30.09.2022 12:46