Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, përmes një postimi në faqen zyrtare shkruan se një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është e rëndësishme për të vazhduar ngjitjen e malit.
Kim i ka bërë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë.
“Një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmerrni për të vazhduar ngjitjen e malit. Ju po lëvizni në drejtimin e duhur, por unë e nxis Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë. Sapo Këshilli ta bëjë këtë, kjo do të hapë rrugën për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit. Majën mund ta arrini vetëm nëse punoni së bashku”, ka thënë Kim gjatë aktivitetit për Garantimin e një Drejtësie të Efektshme në Gjykatën e Lartë.
Kujtojmë se sot Gjykata e Lartë ka hapur aplikimet për 3 vende vakante në Kushtetuese./albeu.com