Sërish polemika për Messin, pse nuk u ndëshkua si Almiron? Përgjigjen e jep rregullorja…

Të tjera polemika shpërthejnë në rrjetet sociale për Lionel Messin. Këtë radhë interneti vuri në shënjestër një gjest me dorë të kapitenit të Argjentinës, duke e krahasuar me atë të Miguel Almiron në Turqi-Paraguaj që u bë i pari lojtar që u ndëshkua me karton të kuq se mbuloi gojën teksa diskutonte me një kundërshtar.

Por akuza për një favoritizëm arbitrar në drejtim të Messit, gjen menjëherë përgënjeshtrim te vetë rregullorja e FIFA e vendosur në këtë edicion të Kupës së Botës dhe që është miratuar nga IFAB.

Të lidhura

None found

Rregulli parashikon ndëshkim me karton të kuq, vetëm në rastet kur futbollisti mbulon gojën gjatë një diskutimi apo për të thënë fraza provokuese, denigruese apo fyese në drejtim të një kundërshtari.

Ndryshimi me rastin e Almiron është se Messi u pikas duke folur me qetësi me shokun e tij të skuadrës, Julian Alvarez, ndërsa futbollisti paraguajan u sanksionua pas ndërhyrjes së sistemit VAR sepse iu drejtua kundërshtarit të tij turk Muldur duke mbuluar gojën në një moment tensioni në fushë.

 


Shtuar 21.06.2026 12:47

Tags: ,
grandpashabetcasibommatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergalabetpadişahbetholiganbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetgalabetcasibomGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis