Ambasadorja amerikane Yuri Kim është rikthyer për vizitë në Tropojë, në qytetin verior ku vizita e parë i la shumë mbresa dhe një premtim për t’u rikthyer.
Faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane ka ndarë imazhe nga takimi i saj në Tropojë dhe aktivitetet e saj me të rinjtë për “Ditën e Falenderimëve”, një festë tradicionale amerikane.
Ambasadorja ka ndarë foto të buzëqeshura nga ky udhëtim duke shijuar edhe ushqimet tradicionale të kësaj zone.
Rikujtojmë se Yuri Kim ka nisur një betejë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e konsideron të korruptuar dhe jo të denjë për të qënë pjesë e politikës vendimarrëse në Shqipëri.
Vizita e dytë e Kim në Tropojë, vendlindja e ish-kryeministrit, është marrë si një mesazh kundër Sali Berishës, ndërkohë që ambasadorja vazhdon e qetë vizitën në qytetin verior. /albeu.com/