Ylli: Bastet sportive duhet të hapen nën kujdesin e shtetit, po lulëzojnë online

Presidenti i ri i KOKSH-it, Fidel Ylli, thotë se ka ardhur koha që bastet sportive të happen. Në studion e emisionit Skaner në MCNTV, Ylli shprehet se në këtë mënyrë sporti do e kishte të thjeshtë të financohej pa kërkuar para nga buxheti i shtetit. Deputeti i PS-së ndër të tjera shton se një tjetër arsye që duhet të hapen bastet janë se ato po lulëzojnë online.

‘Baste ka kudo, në çdo shtet. Ne i mbyllëm sepse ishin bërë si kërpurdhat, por tani duhen riorganizuar. Pra do bëhen me një studim, por shteti duhet ta kontrollojë. Duhet të hapen, pasi lekët janë aty për sportin. Ka ardhur momenti të hapen sepse sporti do merrte 20 milionë euro. Qeveria po na dha lekët e basteve nuk duam asgjë pastaj. Nëse hapen janë para qyl. Gjithmonë nëse kontrollohen nëpërmjet xhiros. Sot që flasim lulëzojnë kompanitë e basteve online. Kjo është një tjetër arsye që duhet të happen. Unë do insistoj te kryeministri që me një plan të hapen,’-u shpreh Fidel Ylli.


Shtuar 22.04.2021 17:44

Tags: , ,