Xi Jinping siguron mandatin e tretë si president i Kinës, kreu më jetëgjatë në historinë moderne të vendit

Xi Jinping ka fituar mandatin e tretë si president, duke e bërë atë udhëheqësin më të fuqishëm të Kinës ndër breza. Në një ceremoni në Pekin, Xi ngriti grushtin e djathtë dhe vendosi dorën e majtë mbi një kopje lëkure të kuqe të kushtetutës së Kinës.

Në betimin, transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror në të gjithë vendin ai u zotua të “ndërtojë një vend të begatë, të fortë, demokratik, të civilizuar, harmonik dhe të madh modern socialist”.

Emërimi nga parlamenti i Kinës vjen pasi ai fitoi edhe për pesë vjet të tjera si kreu i Partisë Komuniste Kineze (CCP) dhe ushtrisë dy pozicionet më të rëndësishme udhëheqëse në politikën kineze në tetor.

Që atëherë, 69-vjeçari Xi është përballur me sfida, duke përfshirë protesta masive për politikën e tij zero-Covid. Për dekada Kina, e plagosur nga mbretërimi diktatorial dhe kulti i personalitetit të liderit themelues Mao Ce Dun ka shmangur sundimin e një njeriu në favor të një lidershipi më të bazuar në konsensus, por ende autokratik.

Ky model imponoi kufizime të presidentit, me paraardhësit e Xi, Jiang Zemin dhe Hu Jintao që hoqën dorë nga pushteti pas 10 vjetësh në detyrë.

Xi e “shkatërroi” atë rregullore, duke hequr kufijtë e mandatit në 2018.

Kurorëzimi i tij këtë javë e bën atë kreun më jetëgjatë të Kinës moderne dhe nënkupton seXi do të sundojë deri në të shtatëdhjetat e tij dhe nëse nuk ka ndonjë kundështar edhe më gjatë./Albeu.com/


Shtuar 10.03.2023 08:41