Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon ndjesë: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Ngjarja e rëndë në Fier, ku disa adoleshente dhunuan një 17-vjeçare, ka sjellë reagime të forta në publik. Mes reagimeve ka dalë edhe familja e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira, e cila me lot në sy i ka kërkuar falje publike të miturës së dhunuar dhe familjarëve të saj, duke shprehur pendesë të thellë për atë që ka ndodhur.

Prindërit e 15-vjeçares thonë se për ngjarjen janë vënë në dijeni fillimisht nga mediat dhe më pas janë paraqitur në polici, ku kanë dhënë shpjegimet e tyre para autoriteteve.

Të lidhura

None found

Familja sqaron se vajza e tyre është diagnostikuar rreth tre muaj më parë me probleme të shëndetit mendor dhe që prej asaj kohe ka kërkuar ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj. Sipas tyre, e mitura ka shfaqur edhe më herët sjellje agresive, ndërsa kërkesat për mbështetje dhe terapi nuk kanë marrë përgjigjen e duhur.

Për shkak se nuk e përballojnë dot financiarisht një trajtim të specializuar, prindërit u bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë në kurimin e vajzës, me shpresën se ajo do të marrë kujdesin mjekësor dhe psikologjik që i nevojitet.

Ata nënvizojnë se nuk po përpiqen të justifikojnë atë që ka bërë e bija, por kërkojnë që, paralelisht me përgjegjësinë ligjore për ngjarjen, të mos lihet pas dore nevoja për trajtimin e problemeve të saj shëndetësore.


güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusu