Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar sot se hetuesit nuk kanë interes për të hedhur dritë mbi vdekjen e 22-vjeçares Joy Aoko në Tiranë.
Hoxha, por edhe gazetari Neritan Sejamini dhe Enton Alibekaj, theksuan në emisionin “Të Paekspozuarit” faktin se policia dhe prokuroria e kanë trajtuar në mënyrë shumë abuzive këtë ngjarje.
“Xhoi u shfrytëzua dhe abuzua seksualisht. E keqja e saj është që ra në dorë të një sistemi…Sot ne nuk dimë asgjë, nuk ka asnjë autor. Kjo ngjarje duhet të ketë autor, kushdo që është i përfshirë, shoferi, pronari i kazinos apo lojtari. Kushdo që është i përfshirë.
Gjatë kësaj periudhe ka patur shumë kohë për të prishur provat, faktet. Për këtë rast ne nuk kemi ende një përgjigje nga autoritetet. Drejtësia deri tani, nuk ka dhënë përgjigje. Megjithëse të gjitha shpenzimet dhe harxhet ia ka bërë kazinoja, për t’u mjekuar”, deklaroi gazetari Hoxha./Albeu.com/