Xhelal Mziu i del në krah Bashës: Do vazhdojmë betejën me liderin e PD

Me humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit, shumë aktorë politikë nga radhët e PD-së kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Në anën tjetër, Xhelal Mziu është një prej atyre mbështet kryedemokratin edhe pse humbi për të dytën herë zgjedhjet përballë Edi Ramës.

“Misioni i platformës Basha vazhdon! Platforma Basha ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve demokraci.

Cdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës. Përpara me Lulzim Bashën” shkruan Mziu.


Shtuar 2.05.2021 16:41