Ka mbaruar numërimi për votat e kandidatëve në Dibër, qark ku Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 3 mandate.
Por si janë ndarë votat e demokratëve në këtë qark?
Më i votuari dhe i pari në listë është Xhelal Mziu siç edhe pritej. Ai ka rrëmbyer 5321 vota.
Pas tij sipas listës vjen Kreshnik Çollaku me 5093 ndërsa e treta është Dhurata Tyli 2870 vota. /albeu.com/