Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, u thirr ditën e sotme në SPAK ku për 3 orë dha dëshminë e tij.
Ai është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin e Rakip Sulit.
Kryebashkiaku aktual i Kamzës kallëzoi Mziun për shpërdorim detyre.
Në kallëzimin e tij Suli ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor ta Bashkisë.
Referuar ligjit të urbanistikës parashikon që leja me sipërfaqe 2000 m2, 3% t’i kalojë bashkisë për banesa sociale.
“U thirra në SPAK pas kallëzimit të Rakip Sulit. Nuk mund të flas për hetimin. Dhashë të gjitha deklarimet e mia,” tha Mziu për gazetarët./albeu.com/